SOFT NEWS – Gafa për luftë me Rusinë e përjashton nga partia

TOKIO, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Një deputet i opozitës në parlamentin japonez u përjashtua nga partia, pas referimit për mundësinë e një lufte mes Japonisë dhe Rusisë për zgjidhjen një mosmarrëveshjeje territoriale.

Hodaka Maruyama, 35 vjeç, anëtar i partisë ‘’Japonia Innovation’’ shkoi javën e kaluar në ishujt Kurile, në veri të Hokkaido, në një vizitë institucionale, i shoqëruar prej rreth 60 personash.

Territoret janë në qendër të një mosmarrëveshjeje mes Japonisë dhe Rusisë, që ka penguar dy vendet për nënshkrimin e një traktati paqeje, pas më shumë se 70 vjetësh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Njerëzit që ishin të pranishëm në delegacion kanë tha se Maruyama u kishte kërkuar përfaqësuesve dhe banorëve të ishullit që ta konsiderojnë si alternativë mundësinë e një lufte me Moskën për të kërkuar territoret e tyre.

Mosmarrëveshja ka të bëjë me një grup prej katër ishujsh në veri të ishullit të Hokkaidos, të pushtuar nga ushtria ruse pak ditë pas konfliktit botëror. Ishujt janë quajtur Kurile nga Moska, ndërsa për Japoni ato janë Territoret e Veriut.

Shefi i kabinetit, Yoshihide Suga, e quajti çështjen “disi të pakëndshme”, duke ripohuar angazhimin qeverisë për të vazhduar bisedimet me Rusinë për një zgjidhje diplomatike./  /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.