SHBA – Uashingtoni fillon ofensivën teknologjike kundër Pekinit

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-AFP/ – Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës ka marrë një dimension të ri, pasi Uashingtoni ka nxjerrë artilerinë e rëndë në sektorin e teknologjive të larta për t’u përpjekur të neutralizojë “Huawei”, aktor i rëndësishëm në tregjet e smartfonëve dhe veçanërisht në teknologjinë 5G.

Në fillim të përhapjes në botë të 5G-së, gjenerata e ardhshme e internetit super të shpejtë, Donald Trump ndaloi dje rrjetet amerikane të telekomunikimit që të furnizohen me pajisje nga kompani të huaja që konsiderohen të rrezikshme, një masë që shënjestrën qartësisht “Huawei”, gjiganti kinez i telekomunikimit.

Ministria amerikane e Tregtisë vendosi “Huawei” në listën e sipërmarrjeve të dyshimta me të cilat kompanitë amerikane si “Qualcomm” dhe “Intel” nuk mund të tregtojnë pa marrë miratimin e autoriteteve.

Vendosja e teknologjisë 5G, që premton të lidhë çdo gjë me internetin, kudo dhe në çdo çast, do të ofrojë një shpejtësi deri në 10 herë më të lartë se sa 4G-ja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.