SHBA – Uashingtoni: Ankaraja mund të tërhiqet nga blerja e raketave ruse S-400

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja e gjykon të mundshme që Turqia mund të heqë dorë përfundimisht nga sistemi rus i mbrojtjes S-400 që ka rritur tensionet mes dy vendeve aleate brenda NATO-s.

“Kjo është e mundur. Diplomatët vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim”, deklaroi sot zëvendësministrja e Mbrojtjes e ngarkuar me “US Air Force”, Heather Wilson, para një grupi gazetarësh në Uashington.

Uashingtoni i ka kërkuar Turqisë që të zgjedhë mes sistemit rus të mbrojtjes dhe avionëve luftarakë amerikanë F-35, që Turqia kërkon 100 ekzemplarë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.