SHBA – Trump në Seul për Korenë e Veriut

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëtojë në muajin qershor në Korenë e Jugut për një takim me homologun Moon Jae-in.

”Në fokus të diskutimeve do të jetë çështja bërthamore koreano-veriore, aktualisht në një pikë të vdekur”, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

Bëhet fjalë për takimin e dytë mes dy krerëve të shtetit që prej dështimit të samitit të dytë mes Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, në shkurt në Hanoi.

Vizita e Trump regjistrohet në kuadër të udhëtimit të tij në Japoni ku do të mbahet dhe samiti i G20-ës nga data 28-29 qershor.

‘’Dy zyrtarët e lartë do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e denuklearizimit të plotë dhe tërësisht të verifikueshëm të Republikës Popullore Demokratike të Koresë’’, njoftoi Shtëpia e Bardhë duke cituar emrin zyrtar të regjimit koreano-verior, pa specifikuar datë për ndalesën në Korenë e Jugut./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.