SHBA – Projektligj për kufizimin e vizave për studentët dhe shkencëtarët kinezë

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-AFP/ – Republikanët paraqitën në Kongresin amerikan një projektligj që do t’i ndalonte çdo personi që ka lidhje me ushtrinë kineze për të marrë viza për studime apo kërkime, çka ka ngjallur kritikat e Pekinit në mesin edhe të një lufte tregtare.

I prezantuar të martën në të njëjtën kohë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ky tekst është vetëm në fillim të procesit parlamentar dhe nuk është përcaktuar asnjë datë për votim.

Propozimi i ligjit i kërkon qeverisë amerikane për të përcaktuar një listë të institucioneve shkencore dhe ato në fushën e inxhinierisë që kanë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit kinez për të ndaluar individët e punësuar apo sponsorizuar nga këto institucione ushtarake, marrjen e vizave studentore apo atyre kërkimore për të hyrë në territorin amerikan.

‘’Vizat për studime dhe kërkime duhet të rezervohen për shtetasit e huaj që duan të japin kontribut në universitetet tona dhe qendrat kërkimore, jo kundërshtarëve të huaj dhe agjentëve që duan të na bëjnë keq. Kina ka përfituar nga ne për një kohë të gjatë’’, deklaroi senatori republikan, Chuck Grassley, një nga mbështetësit e tekstit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.