Qytetarët rrisin kursimet në banka, kryesojnë Tirana dhe Vlora

TIRANE, 16 maj /ATSH/ – Qytetarët shqiptarë arrijnë të kursejnë, krahas shpenzimeve, duke marrë të ardhura nga aktiviteti i biznesit që kanë nisur të zgjerojnë, angazhimit me punë, apo edhe të ndihmës nga të afërmit emigrantë.

Kursimet e individëve në banka u rritën me rreth 4%, në 3-mujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të parë 2019, individët kishin të depozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 7.6 miliardë euro, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka

Të dhënat tregojnë se, kryeqyteti kryeson me nivelin më të lartë të depozitave kjo pasi Tirana është qyteti me të ardhurat  më të larta ku ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve ka dhe nivelin më të lartë të depozitave për banor, me 3086 euro depozita për banor.

Në vendin dytë renditet Vlora ku treguesi i depozitave për frymë në këtë qytet shënon vlerën 2860 euro. Më pas vjen Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Fieri etj. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.