Pakti për Universitetin, një tjetër studente e ekselencës punësohet në Ministrinë e Kulturës

TIRANË, 16 maj/ATSH – Megi Zonja/ Suela Qemalli, është një nga studentët e ekselencës, tanimë e diplomuar me mesatare 9,92, në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Arteve të Bukura, dega Grafikë-Pikturë. Përmes platformës “Punë të mbarë”, Suela është bërë pjesë e skuadrës së Kulturës.

“Të merresh me art është shumë e bukur dhe interesante. Përzgjedhja e Ministrisë së Kulturës, si një institucion që i përket Edukimit, Zhvillimit të Artit dhe Kulturës, ishte dëshira ime për të qenë më afër politikave kulturore dhe zhvillimit të tyre, dhe një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar procesin formues timin në fushën e artit dhe kulturës”, tha ajo për këtë eksperiencë.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, studentët ekselentë janë punësuar në ministritë dhe institucione në varësi të tyre në përputhje me fushën e studimeve dhe pa konkurs, por vetëm në bazë të rezultateve të shkollimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.