MJEDIS – Zbulohen tonelata me mbetje plastike në një arkipelag në fund të botës

SIDNEI, 16 maj /ATSH-AFP/ – Mijëra fragmente plastike janë grumbulluar në një arkipelag në Oqeanin Indian, një shenjë shtesë e madhësisë së kësaj ndotjeje botërore, njoftuan sot shkencëtarët.

Gjithsej, më shumë se 400 milionë fragmente janë zbuluar, duke kaluar 238 tonë, në brigjet me rërë të bardhë të ishujve Kokos, një grup prej 27 ishujsh të vegjël të populluar nga disa qindra banorë, rreth 2100 kilometra në perëndim të Australisë.

Por, sipas biologes, Jennifer Lavers studimi i të cilës u publikua sot në revistën shkencore “Nature Scientific Reports”, “këto copëza në sipërfaqe janë vetëm maja e ajsbergut”.

Sipas ekipit të studiuesve, sasia reale e plastikës në këto plazhe është 26 herë më e lartë se sa volumi i fragmenteve të dukshme në sipërfaqe.

Prodhimi botëror i plastikës mbetet në mes të rritjes, ku gjysma e volumit të këtij produkti daton në 13 vitet e fundit.

Çdo vit, miliona tonelata përfundojnë në oqeane, duke kërcënuar drejtpërdrejtë faunën detare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.