Marku, pjesë e takimit të rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të BE-së

TIRANË, 16 maj/ATSH-A.Fortuzi/ Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në takimin e 11-të dyditor të Rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të Bashkimit Europian.

Ky organizim këtë vit është zhvendosur në Estoni. Në takimin e sotëm u diskutua mbi zgjidhjet e reja digjitale në botën e ligjit, si dhe do të diskutohet për përdorimin e elementëve digjitalë ndërthurur me traditat dhe praktikat më të mira.

“Ky është viti i dytë që Shqipëria e përfaqësuar nga kryeprokurorja  Arta Marku, bëhet pjesëmarrëse e një evenimenti kaq të rëndësishëm Evropian”, njofton zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kryeprokurorja Arta Marku merr pjesë në takimin e rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të BE NADAL
Kryeprokurorja Arta Marku merr pjesë në takimin e rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të BE NADAL
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.