Maliqi për situatën në burgje: Të bëhet amnisti

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Në interpelancën e kërkuar sot me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputeti Lefter Maliqi shprehu shqetësimet e tij për situatën e burgjeve.

“Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, po drejtuesit me firmën tuaj kalojnë në sitë? A e meritojnë atë vend pune?” – tha Maliqi.

Ai ndaloi edhe tek çështja e amnistisë. “Ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gramë drogë për vjedhje të lehta. Vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia”, – tha ai.

“Vjetërsia e punonjësve të burgjeve nuk njihet. A ka kalim kompetencash, për ligjin për policinë e burgjeve dhe të drejtat e të dënuarve, pasi ju propozoni, lironi dhe shkarkoni me propozim të drejtorit të përgjithshëm. Në çdo burg ka nga 10% të sëmurë mendorë, ndërsa ka vetëm dy IEVP- Kruja dhe Spitali i burgut për t’i trajtuar. A ka ndonjë politikë për ndonjë rehabilitim për këta? Nuk ka mjete, as ambulanca”, – u shpreh Maliqi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.