Kuvendi i Kosovës mban seancë për gjenocidin serb

PRISHTINË, 16 maj/ATSH/ – Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca e sotme ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

Gjithashtu, do të diskutohet formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin, vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave si dhe vendimi për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.