Kuvendi 1 minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në orën 12:00 në nder të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës në Letoni.

Për nder të Majorit Klodian Tanushi u zhvilluan sot edhe Homazhet tek Muzeu Historik.

Major Tanushi vdiq në spital në Letoni, pasi u plagos rëndë në incidentin e 6 majit, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ai shpërthim mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.