Kuvend- Interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

TIRANË, 16 Maj /ATSH/ -Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku do të ketë edhe një interpelancë me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi.

Gjithashtu sot do të shqyrtohet Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2018 dhe Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018.

Gjithashtu sot do të shqyrtohet Dekreti i Presidentit  “Për kthimin e ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””.

Kuvendi shqyrton edhe Projektvendimin “Për një ndryshim në Strukturën dhe Organikën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Sot shqyrtohet edhe Projektvendi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 98/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

Kuvendi shqyrton edhe Projektvendimin “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019”.

Gjithashtu sot për votim është edhe Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.