“Ktheju tokës”, performanca e Shqipërisë në Eurovizion

Tiranë, 16 maj /ATSH/ Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit, Jonida Maliqi, është ngjitur në skenën e “Eurovizionit” ku ka performuar këngën e saj.

Ajo këndoi në shqip në Tel-Aviv këngën “Ktheju Tokës”, një këngë që ia kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë në mbarë botën.

Në përfundim të performancës së saj, pati reagime pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan me duartrokitje dhe brohoritje.

Këngëtarja Jonida Maliqi falënderoi publikun në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kjo është nata e dytë e Eurovision ku në fund të të gjitha performancave do jepet edhe vlerësimi nëse Shqipëria do arrijë apo jo në finalen e 18 majit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.