KPK shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho.

Hetimi administrativ për Pashon u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Arben Pasho drejton Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011, ndërkohë që ka punuar si prokuror edhe në Sarandë e Tepelenë. Ai iu nënshtrua procesit të Vetingut për të tre kriteret.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.