KPK konfirmon në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas raportit të DSIK dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetë vendosën që ta konfirmojnë në detyrë.

Prokurori Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga tre shtyllat e hetimit.

Shtrungza kaloi filtrin e pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit duke u cilësuar si i denjë për të vijuar me detyrën në organin e akuzës.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.