KINË – Xi apelon për unitet mes kombeve aziatike

PEKIN, 16 maj /ATSH-AA/ – Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje për unitet midis kombeve aziatike ndaj luftës tarifore të vendit të tij me SHBA-në.

Në fjalimin e tij në konferencën mbi “Dialogun e qytetërimeve aziatike” në Pekin, Xi u bëri thirrje vendeve të lejojnë edhe qytetërimet e tjera të zhvillohen, përderisa zhvillojnë të tyrin.

“Ne duhem të lëmë qytetërimet e ndryshme të botës në lulëzim të plotë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk do të ketë përplasje qytetërimesh për sa kohë që njerëzit janë në gjendje të vlerësojnë bukurinë e tyre.

Siç raportoi gazeta “South China Morning Post”, Xi paralajmëroi detyrimin e një civilizim në të tjera dhe përshkroi një veprim të tillë si “katastrofik”.

“Nëse dikush mendon se raca dhe qytetërimi i tyre është më i lartë dhe këmbëngul në zëvendësimin e qytetërimeve të tjera, kjo do të ishte një ide idiote dhe akt katastrofik”, deklaroi Xi.

Më herët, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Kiron Skinner, përshkroi konkurrencën strategjike me Kinën si “një luftë me një qytetërim vërtetë të ndryshëm dhe një ideologji të ndryshme”.

SHBA dhe Kina janë në një luftë tregtare, ku të dyja palët kanë rritur tarifat për mallrat nga të dy vendet./   /os/ /em/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.