KINË – Përshkallëzohet kriza me Otavën pas arrestimit të dy kanadezëve

PEKIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Kriza diplomatike mes Pekinit dhe Otavës sa vjen e po përshkallëzohet.

Kina njoftoi sot ndalimin zyrtar të dy kanadezëve të arrestuar që nga muaji dhjetor duke specifikuar se ata ishin të dyshuar për spiunazh në lidhje me sekrete të shtetit.

Michael Kovrig, një ish-diplomat më parë me detyrë në kryeqytetin kinez, si dhe konsulenti dhe biznesmeni Michael Spavor, njohës i politikës së Koresë së Veriut u arrestuan në fund të 2018.

Që nga ajo periudhë ato po mbaheshin në paraburgim.

‘’Prokuroria kineze e shpalli të vlefshëm arrestimin e tyre, në përputhje me ligjin’’, bëri të ditur gjatë një konference të rregullt shtypi Lu Kang, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Gazata e njohur kanadeze anglofone ‘’The Globe and Mail’’ raportoi sot në mëngjes informacionin, duke cituar një komunikatë zyrtare të Otavës transmetuar së përditshmes./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.