KARAKAS – Guaido: Nuk ka negociata me qeverinë vetëm ndërmjetësim nga Norvegjia

KARAKAS, 16 maj /ATSH-AFP/ – Nuk ka asnjë negociatë mes opozitës dhe qeverisë venezuelase në Oslo, por një ndërmjetësim i Norvegjisë për t’u përpjekur që të gjendet një zgjidhje ndaj krizës që po kalon Venezuela, theksoi sot shefi i opozitës, Juan Guaido.

“Nuk ka asnjë lloji negociate”, the Juan Guaido gjatë një mbledhje politike në Karakas.

Megjithatë ai pranoi se ka dërguar delegatë të tij në një ndërmjetësim të përgatitur prej shumë muajsh nga vendi skandinav. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.