KANADA – Otava e zhgënjyer nga largimi i ambasadorit të Filipineve

OTAVA, 16 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria kanadeze kritikoi sot faktin që Filipinet tërhoqën ambasadorin e tyre nga Kanadaja, në përshkallëzimin e një konflikti diplomatik në lidhje me tonelata mbetje të braktisura që qeveria e Rodrigo Duterte kërkon t’i kthejë në Kanada.

“Kanadaja është e zhgënjyer nga vendimi i Filipineve për të tërhequr ambasadorin e saj dhe konsujt”, deklaroi Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Qeveria vazhdon të punojë mbi këtë problem dhe shpreson që shumë shpejt të gjejë një zgjidhje”, njoftoi sot kryeministri kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp në Paris.

Marrëdhëniet diplomatike mes Kanadasë dhe Filipineve janë përkeqësuar për shkak të qindra kontenierëve kanadeze të dërguara në portet filipinase në 2013-2014, disa prej të cilave janë të mbushura me mbetje në dekompozim dhe me etiketë të gabuar që i cilësojnë si materiale të riciklueshme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.