“Historia e kopshtit zoologjik” pas suksesit në Tiranë ‘udhëton’ në Korçë

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Drama “Historia e kopshtit zoologjik” pas suksesit në kryeqytet shfaqet mbrëmjen e së premtes në skenën e teatrit në qytetin e Korçës.

Vepra shkruar nga Edward Albee me regji nga Eni Jani sjell në role aktorët Kristian Koroveshi dhe Genci Fuga. Nën regjinë e Eni Janit, vepra trajton tema sociale me mesazhe mjaft aktuale që nga toleranca, edukimi i fëmijëve dhe deri tek moskomunikimi midis individëve në shoqëri që është dhe mesazhi kryesor i kësaj shfaqje, fenomen ky universal.

“Historia e kopshtit zoologjik”, u vendos në teatër për herë të parë në vitin 1985. Subjekti është i thjeshtë, në dukje. Xherri do të hyjë në bisedë me Piterin, një person të gjetur rastësisht, në Central Park në New York, pranë kopshtit zoologjik.

Xherri ka nevojë për vëmendje dhe menjëherë pas kësaj nis të flasë për jetën e tij, e thjeshtë pas ‘rehatisë’ së Piterit. Me ngjyra sarkastike dhe ironie, ai përshkruan të gjithë personat me të cilët jeta e ka përplasur pa mëshirë, duke kulmuar në marrëdhënien e koklavitur me një qen. “A është më lehtë të miqësohemi me një qen, se me një njeri?!”

Duke u nisur nga ky këndvështrim dramaturgu jep një fund të papritur të veprës. /a.a//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.