Hajdari: Rama-Basha marrëveshje, por jo për shqiptarët

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot në Kuvend se krerët e politikës kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët.

Në fjalën e saj në Kuvend Hajdari tha se i detyrohet shumë këtij vendi.

“Në kohë të jashtëzakonshme është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, shumë njerëz më thonë, mos, se ky vend ka marrë fund, mos se Shqipëria nuk bëhet, shqiptarët janë dembelë, mos se këta janë të rrezikshëm, se këta kanë bërë marrëveshje, se media është e shitur, mos se je vetëm. Unë ndiej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, e këta kanë marrë fund se shqiptarët nuk janë dembelë, por këta janë dembelë, këta nuk janë të rrezikshëm por të frikësuar në palcë, kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët por për zuzarët. Unë i detyrohem këtij vendi shumë dhe kam për të bërë gjithçka, nuk jam vetëm, jemi më shumë se çmendohet dhe më shumë se ç’mund të thuhet”, – u shpreh Hajdari.

“Rama premton vende pune, ndërkohë që njerëzit kanë çarë ferrën bashkë me serverin e lotarisë amerikane. Gjenerali në hije me ushtri të mpirë me gaztorin kimik luan luftërash, njerëzisë u përloten sytë dhe shpirti. Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, u premton mjekëve se do i lajë në flori, u premton studentëve të çlirojnë universitete duke luftuar drogën dhe studentët çuditen. U premton astirasve se nga Astiri nuk do të heqin Astirin, Tirana vazhdon anormalitetin e anormalëve. Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë nxjerr mish për top njerëzit, për hallin e tij, njerëzit të habitur hapin sytë dhe nuk dinë në ç’derë të trokasin”, – tha ajo.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.