Gjatë 24-orëve të fundit, 79 shtetas të proceduar

TIRANË, 16 maj/ATSH-A. Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 22 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndaluar dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në PKK Rinas, i ekstraduar nga Sllovenia, i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”; 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Kanosja”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike dhe armëmbajtje pa leje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Korçë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Vlorë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Vlorë, 1 në Dibër, 1 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Durrës, 1 në Berat, 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 20 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 12 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 2 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Berat, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i pronës”, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Berat, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është ndaluar dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.