FRANCË – Macron: Një luftë aktuale teknologjike apo tregtare jo e drejtë

PARIS, 16 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi sot jo të drejtë fillimin e një lufte teknologjike apo një lufte tregtare kundrejt disa shteteve, cilado qofshin ato, i pyetur në lidhje me tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit për 5G-në dhe operatorin kinez Huawei.

”Së pari, kjo nuk është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare, së dyti kjo nuk është mënyra më e mirë për të zhvilluar ekosistemin tuaj dhe për të pasur një botë bashkëpunimi dhe për të ulur tensionet”, deklaroi ai.

‘’Perspektiva jonë nuk është bllokimi i Huawei apo çdo kompanie tjetër, por mbrojtja e  sigurisë sonë kombëtare dhe sovraniteti europian’’, theksoi Macron, i cili foli në anglisht, në panairin ”VivaTech” në Paris./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.