FOTO/ Produktet jashtë afateve, AKU gjobë 1.5 mln lekë rrjetit të marketeve

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën për kontrollin zyrtar të përmbushjes së kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licencuar për tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmërie.

Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën masë administrative “Gjobë” me vlerë 300.000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit.

Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200.000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe masë administrative “Gjobë” me vlerë 1.000.000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëjë me kritere të posaçme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit.

Gjithashtu për subjektin u mor dhe masë administrative “Bllokim” për produkte të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit, së bashku me detyrimin e subjektit për asgjësimin e tyre sipas procedurës të përcaktuar nga ligji dhe njoftimi i AKU për të siguruar prezencën e inspektorëve të saj në procesin e asgjesimit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.