Foto/ AZHBR përgatit politika të përbashkëta në bujqësi me standardet e Bashkimit Europian

TIRANË, 16 maj/ATSH/ – Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, mori pjesë në Konferencën e 45-të të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave të Bashkimit Europian organizuar nga Presidenca Rumune e Këshillit të Bashkimit Europian në Bukuresht.

Kjo konferencë zhvillohet dy herë në vit, organizuar nga vendet që kryesojnë presidencën e Këshillit të BE. AZHBR tashmë e akredituar për të implementuar programin IPARD, merr pjesë në këtë konferencë për herë të dytë.

Dita e parë e punimeve të konferencës u fokusua në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, menaxhimin efektiv të Politikës së Përbashkët të Bujqësisë (CAP), rolin kyç që kanë Agjencitë e Pagesave në implementimin e CAP, dhe ndikimin që puna e tyre ka në krijimin e CAP të ri që do të fillojë pas vitit 2020.

Vëmendje e posaçme u vu në nevojën për njohuri të reja në bujqësi dhe zhvillim rural, dixhitalizim, përforcimin e procedurave, për sa i takon konfliktit të interesit dhe nevojën për performancë të vazhdueshme në përputhshmërinë e procedurave për alokimin e fondeve, si dhe monitorimin e vazhdueshëm për uljen e rrezikut të gabimeve në implementim.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.