ESTONI – Ministri kontravers i ekstremit të djathtë në takimin e parë të Eurogrupit

TALIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Më shumë i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, të perceptuara ndonjëherë si raciste, sesa për idetë e tij në ekonomi, ministri i ri estonez i Financave, Martin Helme do të marrë pjesë sot në takimin e parë të Eurogrupit në Bruksel.

I diplomuar për histori, ai tronditi publikun me deklaratën në 2013 në një televizion, kur deklaroi se duhet të ketë një rregull të thjeshtë për politikën e imigracionit, nëse janë të racave me ngjyrë, atëherë duhet t’u tregojmë derën.

”Unë dëshiroj që Estonia të jetë një vend i bardhë”, tha ai.

Martin Helme është numri dy i partisë euroskeptike EKRE, e themeluar në 2012 nga babai i tij, Mart Helme, i cili vazhdon ende ta drejtojë.

EKRE pothuajse e ka trefishuar numrin e deputetëve të saj në zgjedhjet legjislative në marsin e kaluar, duke u renditur e treta pas dy partive tradicionale, kontravers Reforma (liberalët) dhe Qendra (qendra e majtë)./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.