Durrës/ Përfundojnë dy investime strategjike, impakt në turizëm

TIRANË, 16 maj /ATSH/- Ka përfunduar ndërtimi i 2 objekteve të rëndësishme të investimit strategjik në Sektorin e Ujit, Durrës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën të ditur se, shtrimi i tubacioneve cilësore të standardeve më të mira, që kanë përmasat Dn700, në një gjatësi me 50 metra secili, në kalimin e lumit Ishëm dhe të lumit Erzen garanton rritjen e orarit të furnizimit me ujë të banorëve të zonës, si dhe përmirëson cilësinë e ujit.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, punimet janë realizuar sipas standardeve dhe teknologjisë inovative, që shmangin ndotjen mjedisore përgjatë vijës bregdetare.

Ky projekt ndikon ndjeshëm në përmirësimin e turizmit dhe cilësisë së jetës për 300.000 banorë e biznese në qytetin e Durrësit.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.