Denaj, me institucionet ndërkombëtare: Vizion i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

TIRANË, 16 maj /ATSH/- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në takimin që zhvilloi sot në selinë e Bankës Botërore në Tiranë, me përfaqësues nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), prezantoi situatën ekonomike dhe financiare në vend duke u ndalur në sfidat për rritjen ekonomike të vendit.

Denaj tha se, mbështetja që ofron IFC dhe SECO konvergon me vizionin e qeverisë për arritjen e objektivit në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që Zvicra, theksoi ajo, është një nga donatorët më të mëdhenj të shërbimeve të konsulencës të IFC-së kryesisht përmes Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), gjë që e bën këtë mbledhje mjaft të rëndësishme për të gjitha vendet e Europës dhe të rajonit të Azisë Qendrore.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.