BM – Johnson do të garojë për kryeministër

LONDËR, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Boris Johnson shpalli sot qëllimin për të garuar për kreun e partisë Konservatore (për pasojë edhe si kryeministër i Britanisë së Madhe), sapo Theresa May të japë dorëheqjen.

“Sigurisht që do të konkurroj”, tha ish-ministri i Brexit, i cili dha dorëheqjen pasi kundërshtonte linjën e ndjekur nga kryeministrja aktuale, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi këtë çështje gjatë një eventi publik në Mançester.

Megjithatë Johnson theksoi se “për momentin kolltuku nuk është bosh”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.