Ambulanca e lagjes 5 në Korçë, transformim rrënjësor

TIRANË, 16 maj/ATSH/- Ambulanca e lagjes 5 në Korçë është transformuar tërësisht duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për banorët.

Kjo qendër është transformuar falë investimeve në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes me pamje nga transformimi i kësaj qendre shëndetësore.

Doktoreshë Yzerina Agastra shprehet se “kushtet kanë qenë shumë të vështira, shumë lagështi, sot kushtet janë më të mira dhe pajisjet kanë ardhur të reja”.

Një banore e lagjes thotë se “sot është më mirë, më përpara kishte lagështirë dhe ishte e prishur”.

Një tjetër banor shprehet se ka qenë me ambiente jo të mira, tani është stabilizuar gjendja.

Aurora Stafa infermiere shprehet se më përpara kushtet të linin pa fjalë, sot është një ndryshim i madh në infrastrukturë. Me restaurimin e godinës jemi të kënaqur.

Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi. Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.