29% e vdekjeve dhe 31% e plagosjeve, shkak shpejtësia e automjeteve

TIRANË, 16 maj/ATSH/ – Shpejtësia është shkaktari kryesor i vdekjeve dhe plagosjeve në aksidentet rrugore.

Specialistët e drejtorisë rajonale në Korçë zhvilluan aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave.

“Shpejtësia e shndërron automjetin në një vrasës dhe shifrat e vërtetojnë këtë. Në 5 vitet e fundit shpejtësia dhe sjellja agresive e drejtuesve të automjeteve janë shkaktarë të 29% të vdekjeve dhe 32% të plagosjeve në vendin tonë”, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.