Zgjedhjet e 30 qershorit, 130 milionë lekë fonde shtesë për KQZ

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 130 milionë lekësh për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave i cili vendosi që efekti financiar i këtij fondi shtesë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.