UASHINGTON – Trump: Jam i bindur që Irani do kërkojë të bisedojë me SHBA-në

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot i bindur se Irani do të kërkojë shumë shpejt të diskutojë me SHBA-në, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.

Presidenti amerikan, përgënjeshtroi gjithashtu në Twitter çdo mosmarrëveshje të brendshme brenda administratës së tij në lidhje me politiken e tij të ashpër në Lindje të Mesme.

“Shprehen opinione të ndryshme dhe unë marr vendimin përfundimtar, është një proces shumë i thjeshtë”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan e konsideron Teheranin si faktorin kryesor të destabilitetit në Lindjen e Mesme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.