SHBA – Uashington: Pranë një marrëveshje me Kanadanë dhe Meksikën për tarifat doganore

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit vlerësoi sot se Uashingtoni është pran zgjidhjes së divergjencave me Otavën dhe Meksikon në lidhje me taksat doganore mbi çelikun dhe aluminin, një prej pengesave kryesore të ratifikimit të traktatit të tregtisë së lirë mes tre vendeve.

“Mendoj se jemi pranë një marrëveshje me Meksikën dhe Kanadanë për të zgjidhur çështjen e të drejtave doganore”, njoftoi Steven Mnuchin gjatë një dëgjese para Senatit, por pa dhënë detaje.

Marrëveshja e re e tregtisë së lirë që lidh SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën (AEUMC) u arrit më 30 shtator në përfundim të një maratone negociatash tregtare që zgjatën 13 muaj, më pas u nënshkrua më 30 nëntor.

Megjithatë, që ky tekst të hyjë plotësisht në fuqi, duhet të kalojë nëpërmjet ratifikimit nga Parlamentet e tre vendeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.