SHBA – Trump synon të shtyjë taksat doganore mbi automjetet

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtyjë me gjashtë muaj vendosjen e tarifave doganore shtesë në sektorin e automjeteve, duke i ofruar një pushim të mirëpritur Bashkimit Europian si dhe duke evituar, për momentin, përshkallëzimin e konfliktit tregtar.

“Kjo shtyrje pritet të jetë 180 ditore, ose gjashtë muaj”, njoftuan sot dy burime të industrisë automobilistike.

Vendimi zyrtar i kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të aplikohet deri të shtunën, sipas ligjeve në fuqi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.