SHBA – Presidenti polak vizitë në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti polak, Andrzej Duda do të vizitojë Uashingtonin muajin tjetër për të zhvilluar një takim me presidentin, Donald Trump, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar deklaroi se “mbrojtja, siguria, energjia dhe çështjet e tregtisë do të jenë në axhendë për takimin e 12 qershorit”.

Polonia, që ka treguar vendosmëri për t’u shkëputur nga furnizimi me energji nga Rusia, është angazhuar të blejë gaz natyror amerikan.

Këtë javë, Trump priti kryeministrin hungarez, Viktor Orban. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.