Policia Rrugore: Falë qytetarëve askush nuk i shpëton sanksionit të ligjit

TIRANË, 15 maj/ATSH/- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar një video me një drejtues mjeti, që po qarkullonte me veturën e tij mbi trotuar. Falë ndërhyrjes së qytetarëve, ky drejtues mjeti është sanksionuar sipas ligjit.

“Pamje aspak normale, të një drejtuesi mjeti që mesa duket nuk i mjafton karexhata dhe qarkullon mbi trotuarin e këmbësoreve, duke rrezikuar këta të fundit por edhe veten. Falë qytetarëve që e duan rregullin, tani askush si shpëton më sanksionit ligjor”, njofton Drejtoria e Policisë Rrugore.

“Ndihmoni në evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor, pasi rregulli dhe siguria u shërbejnë të gjithëve dhe është detyrë e gjithsecilit për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, bën thirrje Drejtoria e Policisë Rrugore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.