Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 maj 2019

TIRANË, 15 maj /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë pranë zonave kodrinore dhe malore të cilat do të marrin edhe formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-5 m/sek duke u pasuar nga një valëzim i forcës 0-1 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/17 Diell shi
Kukës 9/14 Diell shi
Lezhë 10/18 Diell shi
Dibër 6/13 Diell shi
Durrës 10/19 Diell shi
Tiranë 10/19 Diell shi
Elbasan 10/20 Diell shi
Berat 9/19 Diell shi
Vlorë 10/20 Diell shi
Korçë 6/15 Diell shi
Gjirokastër 8/16 Diell shi
Sarandë 10/19 Diell shi

 

/e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.