Negociatat, Hahn-Roth: Duhet të mbajmë premtimet që kemi dhënë

TIRANË, 15 maj /ATSH/ – Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn deklaron se BE duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të ndjekë axhendën e zgjerimit.

Në një takim me ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, Hahn ka theksuar se, pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin.

“Takim i shkëlqyer me Michael Roth. Kemi rënë dakord që BE duhet të ndjekë axhendën e zgjerimit. Duhet të mbajmë premtimet që kemi dhënë. Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin. Unë kam besim tek Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, – është shprehur Hahn. /gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.