MOSKË – Iraku blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

MOSKË, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Qeveria irakiane ka marrë vendimin që të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ambasadori i Irakut në Rusi, Haidar Mansour Hadi gjatë një konference për shtyp njoftoi se “Qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemet raketore ruse të mbrojtjes antiajrore S-400”.

Para marrjes së këtij vendimi, nga data 23-25 prill në Bagdad u zhvillua një takim i komisionit ndërqeveritar ruso-irakian për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, shkencor dhe teknik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.