Lirohen nga detyra prefektët e Shkodrës dhe Elbasanit, kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme të lirojë nga detyra prefektin e qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja. Ky i fundit është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për bashkinë e Elbasanit.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili kandidon për kryetar bashkie të Shkodrës.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit  “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin në detyrën e prefektit të qarkut të Shkodrës, Çesk Millja.  /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.