KQZ i jep mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga PD dhe LSI

TIRANË, 15 maj /ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë sot mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kështu KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Halit Valteri.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, Vasil Strejovski.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, Edmond Stojku.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.