Korrupsioni i zyrtarëve publikë, zyrtari amerikan bisedon me studentët e Fakultetit të Drejtësisë

TIRANE, 15 maj/ ATSH/ Këshilltari Ligjor Rajonal pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, Vineet Gauri, zhvilloi sot një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku u diskutua rreth temës së ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve publikë të korruptuar në Amerikë.

Ai u tregoi studentëve mbi dy çështje të korrupsionit publik që kishte ndjekur si prokuror federal, si dhe iu përgjigj pyetjeve që studentët kishin rreth temës.

Këto takime informuese zhvillohen në kuadër të programit “Folësi i Ambasadës”. Programi është krijuar për të shpjeguar politikat dhe kulturën amerikane. Nëpërmjet këtij programi, Universitetet dhe shkollat e mesme shqiptare mund të kërkojnë që një zyrtar amerikan të vizitojë studentët dhe nxënësit e tyre dhe të bisedojë me ata mbi disa tema.

Temat variojnë nga prezantime të përgjithshme mbi Amerikën deri në çështje si Politika e Jashtme, Historia, Procesi Zgjedhor dhe Kultura Amerikane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.