Kandidimi për kryebashkiakë, KQZ i jep mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga PS

TIRANË, 15 Maj /ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga listat shumemërore të Partisë Socialiste pas krijimit të vakancave pas dorëheqjes së deputetëve që u caktuan kandidatë për kryetarë bashkie.

Kështu pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të Rakip Suli, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, Eljo Hysko.

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të Pjerin Ndreu, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, Adriana Jaku.

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të Nuri Belba, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, Florenc Spaho.

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të Ilir Xhakolli”, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, Ardit Konomi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.