Kandidati për kryebashkiak, Erion Isai jetë të re në Ersekë së bashku me familjen

TIRANË, 15 maj /ATSH/ – Kandidati socialist për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai i ftuar në një studio televizive konfirmoi shpërnguljen e tij në Ersekë.

Gjithashtu Isai foli dhe rreth vendimit të tij për të kandiduar për kryetar në bashkinë e Kolonjës ku u shpreh se, “e shoh si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku linda dhe kalova 15 vite të jetës”.

Nga ana tjetër, aktori zbuloi se do të shpërngulet atje bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij.

“Ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, u shpreh Erion Isai. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.