TIRANË, 15 maj /ATSH/- Iniciativa ligjore e Ministrisë së Financave që ka si qëllim reduktimin e ekonomisë informale dhe përdorimin e parasë fizike nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse është depozituar për t’u diskutuar në komisionet parlamentare, për t’i hapur rrugë zbatimit.
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, që adresojnë rekomandimet e Komitetit Moneyval, dhe detyrojnë të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse për të pasur llogari bankare biznesi.
Sipas Ministrisë së Financave, bizneset parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi tatimpaguesit, persona fizikë tregtarë të cilët realizojnë qarkullim vjetor të parasë fizike, nën vlerën 2 milionë lekë në vit. /e.xh/j.p/