FOTO/ Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë i shtohen 90 tituj të rinj librash

TIRANË, 15 maj /ATSH/ – Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë iu shtuan më shumë se 90 tituj të rinj librash.

Këto tituj librash iu dhuruan bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë nga Ministria e Kulturës si vendosje e urave të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve kaq të rëndësishme, që kanë synim të përbashkët edukimin e brezit të ri.

“Më shumë se për 90 titujt e librave, dhuruar Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë, e lumtur për vendosjen e urave të bashkëpunimit. Sot, me studentë e pedagogë, me dëshirën për të dëgjuar dhe për të vijuar me projekte konkrete së bashku. Ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.