​Haradinaj pret ambasadorin gjerman, në fokus edhe takimi i Parisit

PRISHTINË, 15 maj/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kryeministri, me Heldt kanë biseduar për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë ndaj Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

“E falënderova ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka njoftuar Kryeministri Haradinaj./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.