Zyrtare/ Rossi largohet nga “Roma”

TIRANË, 14 maj /ATSH – A. Fortuzi/- Daniele De Rossi, kapiteni i “Romës” në Seria A, zyrtarisht mbyll ciklin e tij te verdhekuqtë.

Rossi largohet nga “Roma”, por jo nga futbolli. Roman, romanist dhe kapiteni i “Romës”, një simbol për klubin verdhekuq, Daniele De Rossi largohet nga klubi në të cilin u rrit. Largimi do të zyrtarizohet në fund të sezonit. Futbollisti nuk do të largohet nga futbolli i luajtur.

Sipas një komunikate në faqen zyrtare të klubit bëhet me dije se “karriera e Daniele De Rossit te verdhekuqtë ka arritur në titrat finale dhe në mbyllje të këtij sezoni do të largohet nga ‘Roma’”. De Rossi, lexohet në komunikatë, ka koleksionuar 615 ndeshje me klubin verdhekuq, ka 63 gola të shënuar në 18 vite me fanellën e verdhekuqve.

Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje tek “Roma”, pas Franccesco Tottit. Pritet që në një dalje për shtyp Rossi të bëjë të ditur dhe destinacionin e tij të ardhshëm. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.